Ed Sheeran ka zbuluar se gruaja e tij, Cherry Seaborn u diagnostikua me një tumor ndërsa ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë.
Lajmin e ka ndarë këngëtari teksa ka paralajmëruar albumin e tij te ardhshëm, Subtract. Ndërsa shpjegoi se cili ishte frymëzimi pas albumit, këngëtari 32-vjeçar tha se një “seri ngjarjesh” i kishin “ndryshuar jetën e tij”.
“Në fillim të vitit 2022, një sërë ngjarjesh ndryshuan jetën time, shëndetin tim mendor dhe në fund mënyrën se si e shikoja muzikën dhe artin. Të shkruaj këngë është terapia ime. Më ndihmon të kuptoj ndjenjat e mia”, tha këngëtari.
Ai vazhdoi: “Kam shkruar pa menduar se cilat do të ishin këngët, thjesht shkrova. Dhe në pak më shumë se një javë, e zëvendësova punën e një dekade me mendimet e mia më të errëta.”
“Brenda një muaji, gruaja ime shtatzënë u tha se kishte një tumor, pa rrugë për trajtim deri pas lindjes,” shpjegoi Sheeran.
“Shoku im më i mirë Jamal, një vëlla për mua, vdiq papritur dhe e gjeta veten duke qëndruar në gjykatë duke mbrojtur integritetin dhe karrierën time si kantautor. Unë po kaloja nëpër frikë, depresion dhe ankth. Ndjeva sikur po mbytesha, me kokë poshtë sipërfaqes, duke parë lart, por duke mos qenë në gjendje të depërtoja për ajër.”
Këngëtari ndan dy fëmijë me gruan e tij Seaborn, me të cilën u martua në vitin 2019.
Vajza e çiftit Lyra lindi në vitin 2020; dyshja njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të dytë në maj 2022.
Sheeran nuk ka ndarë ende ndonjë detaj mbi gjendjen aktuale të Seaborn, por tha se albumi i ardhshëm eksploron disa nga “mendimet më të thella, më të errëta” të tij.
“Po hap derën e kurthit në shpirtin tim”. Për herë të parë nuk po përpiqem të krijoj një album që njerëzit do ta pëlqejnë, thjesht po nxjerr diçka që është e sinqertë dhe e vërtetë për vendin ku jam në jetën time të rritur.