Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shfaq një këngë të grupit të njohur të rapit Unikkatil.
Kënga përmban mesazhe të ashpra dhe kritika, të cilat Berisha i ka lidhur me kryeministrin Edi Rama.
Këngët e grupit Unikkatil janë të njohura për tekstet e drejtpërdrejta dhe për kritikën sociale ndaj politikës dhe qeverive, dhe duket se lideri i opozitës po përdor këtë lloj komunikimi për të forcuar mesazhet e tij kundër qeverisë.
Kjo video është një tjetër mënyrë e ish-kryeministrit për të shprehur pakënaqësinë dhe për të mobilizuar mbështetësit e tij në këtë moment të rëndësishëm politik për vendin.