Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës për vendosjen e arrestit shtëpiak ndaj Arjola Xoxës, bashkvshortes së kryebashkiakut Veliaj, duke e cilësuar këtë një veprim të rëndë dhe të padrejtë. Ai ngriti shqetësimin se ky rast tregon peshën e vendimeve gjyqësore dhe e lidhi me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.
“Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla, po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë,” – tha Rama.
Duke e cilësuar këtë si një goditje të padrejtë, Rama e konsideroi si një përpjekje për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie pa gjyq, duke theksuar se bëhet fjalë për krime të provuara, jo të promovuara nga gojët më të ndyra.
“Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar. Jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë. Nuk dua të zgjatem këtu, por vetëm ky fakt…është një peshë e tillë. …për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq dhe këtu flas për krimet e provuara jo të promovuara nga gojët më të ndyra”-tha Rama.