TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar një sërë plani masash për të ndaluar abuzimet me furnizimin e ujit. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Operatorit Kombëtar të Ujit, Rama deklaroi se lidhjet e paligjshme nën tokë, lavazhet nëpër lagje dhe abuzimet me derdhjen e ujit në rrugët kombëtare do të jenë plan i masave. Në fund, Rama paralajmëroi dhe heqjen e depozitave mbi pallate, duke i cilësuar ato si burim katastrofash.
“Do të ndërhyjmë me një plan masash për të ndaluar abuzimet, këtu s’kemi kushtet që të kemi qytetarët që abuzojnë, kemi abuzues në radhë të parë për qëllime fitimi, me lavazhe nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme po ta shikoni, me lidhje të paligjshme nëntokë që do të jenë target i planit të masave në mënyrë që shumica dërrmuese e qytetarëve të marrin shërbim të drejtë, kjo është koha për të nisur punën me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara ku e ku më parë që mund të bëhen burim katastrofash, hap pas hapi duke u shpjeguar njerëzve që heqja e depozitave përmirëson,” tha Rama.





