“Edi Rama është një njeri primitiv”, Sali Berisha sulmon ashpër kryeministrin: Më keq se Ramiz Alia që vriste njerëz në kufi

0

Berisha: Nga data 8 janar e sot, opozita është vetëm fasadë e Edi Ramës. Lulzim Brava mbahet në atë funksion nga Edi Rama me policë dhe banditë. Nuk përfaqëson asgjë përvecc Edi Ramën. Kurrë nuk ka dalë më qartë sesa shkrirja në 1 e pretendit për kryetar të një partie me bandat, mercenarët dhe qeverinë. Nuk kemi të bëjmë më me një parti, por me një peng. Një njeri i cili, Edi Rama, faktohet armik i egër i pluralizmit shqiptar, i cili pasi pranoi që në mes të Tiranës të instalohet grup vrasësish që mbronte një personalitet, që ruhej nga 8 gardiste dhe komandanti i ruajtjes së personalitetve. I pajisi grupin e kriminelëve me armë si të policisë. Të nesërmen Edi Rama, me një akt cinizmi, shprehte se bën dialog, njeri primitiv në koncepte, bën dialog me demokratët pasi ia mori peng një kalbës që kishin në kokën e tyre. Lulzim Bravën e kishin nxjerrë nga zyra 1000 herë protestuesit. Por këtu është Edi Ramaqë përdor Lulzim Bravën për t’i thënë të tjerëve që ja ku është opozita ime.

Pyetje: Ndoshta nuk e ka fajin Edi Rama, por Lulzim Basha që ka përforcuar pozitat e tij ndoshta dhe me mbeshtetjen tuaj.

Berisha: Kurrë një kryeministër nuk ja lejon vetes një veprim të tillë. As Ramiz Alia nuk ia lejoi vetes një të tillë. Diktator që vriste njerëz në kufi. Por kur u themelua PD, ai nuk bëri këtë që bëri Edi Rama. Përmbysëm shtatoren e Enver Hoxhës në shkurt. Rrëmbyen armet mijëra enveriste, por nuk u bënë hapa drejt asgjesimit të pluralizimit sicc bëri Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu