Kryeministri Rama tha gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, teksa pritet të zbulohen edhe emrat e ministrave, se partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash.
Sipas tij, partitë shqiptare kanë shumë për të bërë me qëllim përmirësimin e imazhit në sytë e elektoratit.
“Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash. Grupet e priviligjuara të mos kthehen në struktura keqbërëse.E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet që prej 30 vitesh në sytë e komunitetit ngjan si një cop e filmit ‘koncert në vitin 1936”, tha Rama.