Edi Rama pyet shqiptarët: A duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave?

0

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me pyetjet lidhur me procesin e Këshillimit Kombëtar.

Bëhet me dije se këtë radhë, kryeministri Rama ka pyetur qytetarët shqiptarë se a duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian apo duhet të shkojnë së bashku drejt këtij procesi edhe pse Shkupi është bllokuar nga vetoja bullgare.

Ndërkohë që Rama shkon më tej në pyetjen e detajuar se në rast se në përfundim të 6 mujorit të parë të vitit 2022 vetoja mbi Maqedonisë së Veriut nuk hiqet, Shqipëria duhet të kërkojë ndarjen e dosjes dhe trajtimin më vete nga Këshilli Evropian.

“Ne duhet të kërkojmë që Shqipëria të vlerësohet ndarazi nga Maqedonia e Veriut. Ne duhet të vazhdojmë të presim heqjen e vetos mbi Maqedoninë e Veriut”, thekson kryeministri Rama.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju? Një shtet anëtar i BE-se ka çështje të pazgjidhura dypalëshe me Maqedoninë e Veriut, prandaj bllokon me veto në Këshillin Evropian fillimin e negociatave për anëtarësimin e saj në BE, duke bllokuar edhe Shqipërinë, meqenëse aplikimet për të dyja vendet trajtohen si një dosje e vetme në tryezën e Këshillit Evropian. Në rast se edhe në përfundim të 6 mujorit të parë të vitit 2022 vetoja mbi Maqedonisë së Veriut nuk hiqet, Shqipëria duhet të kërkojë ndarjen e dosjes dhe trajtimin më vete nga Këshilli Evropian. Ne duhet të kërkojmë që Shqipëria të vlerësohet ndarazi nga Maqedonia e Veriut. Ne duhet të vazhdojmë të presim heqjen e vetos mbi Maqedoninë e Veriut. Nuk di të gjykojë mbi këtë çështje”, shkruhet më tej në pyetjen e detajuar ndaj qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu