Edi Rama: Unë kam qenë vetë emigrant, mos ikni me kontrabandistë

0

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Ersekë ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë. Aty ai i është përgjigjur edhe pyetjes së largimit të të rinvje se çfarë do bëjë qeveria për ta ndalur këtë fenomen.

Por sipas Ramës, asnjë qeveri nuk e bën dot këtë, pasi është zgjedhje personale. Mirëpo sipas tij, askush nuk duhet të ikë ilegalisht dhe këtu kujton kohën kur ka qenë vetë emigrant.

Rama tha:

Unë kam qenë emigrat dhe e di shumë mirë për çfarë flas. Mua smë ka dalë keq dhe nuk i them askujt mos e provoj, në asnjë mënyrë, kjo është sipas njeriut, nuk ka të drejtë askush, shtet qeveri që duhet ti tregojë po ose jo, por kurrë me kontrabandistë dhe rrugë ilegale për të harxhuar të gjithë ato para dhe duke mos ditur ku përfundon, edhe kurrë me idenë që këtu nuk ka mundësi. Është gabim, nuk është e vërtetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu