Edon Zhegrova bën hapin e madh të karrierës, do të luajë përballë Lionel Messi-t

0

Edon Zhegrova ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në kampionatin francez Ligue 1, ku do të luajë përballë yjeve si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Neymar, etj.

Sulmuesi kosovar ka lënë Baselin për t’iu bashkuar kampionit në fuqi të Francës, LOSC Lille.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Lillen deri në qershor të vitit 2026.

Ka qenë vet klubi francez që ka zyrtarizuar marrëveshjen me Baselin, por pa zbuluar detajet financiare të transferimit.

Me tu prezantuar si futbollist i ri i Lille, Zhegrova ka folur për faqen zyrtare të klubit duke u shprehur shumë i lumtur me këtë transferim të cilin e ka cilësuar si hap të madh në karrierë.

“Sot jam shumë i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj”.

“Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi ndaj jam shumë i lumtur. Tani do ta bëj më të mirën për Lille”, ka thënë Zhegrova për faqen zyrtare të klubit francez.

Reprezentuesi kosovar ka zgjedhur fanellën me numër 23 tek gjiganti francez.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu