Këlliçi: Berisha e ka fajin që e ka imponuar Bashën, ishte i preferuari i tij

0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka thënë se deklaratat dhe akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për ish-kryeministrin Sali Berisha nuk ka guxuar t’i bëjë as kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin ‘Radari Informativ’ në AbcNews, Këlliçi gjithashtu fajësoi Berishën për imponimin që i ka bërë Bashës, duke e bërë Ministër, kryebashkiak si edhe kryetar partie.

“Deklaratë më të turpshme se kjo nuk mundet të bëjë një politikan. Bën akuza që nuk ka guxuar as Edi Rama t’i bëjë. Kjo vjen nga ish ministri tre herë i Sali Berishës. Nga kryetari i bashkisë që nuk la as gjurmë. Berisha ka fajin më të madh politik të tij që e imponoi Lulzim Bashën dhe e mbajti tre herë në krye të partisë. Nëse Edi Rama betonizoi Tiranën. Unë nuk po e akuzoj Bashën. I vetmi ministër i shigjetuar gjatë qeverisë së demokratëve ka qenë Basha. Ai nuk mundet sot të dalë dhe të flasë për Berishën me një gjuhë që nuk flet as partia socialiste. Befas ai u kujtua që Berisha qenka ai i vitit 1997 dhe harroi që ai ishte i preferuari i Berishës. Deklaratat e tij janë 180 grada të kundërta me atë të datës 9 shtator kur fliste për drejtimin e jashtëzakonshëm të Berishës”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu