Efektivi i policisë plagos me armë 45-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’! Dyshohet se i ngacmoi partneren! (EMRAT)

0

TIRANË- Efektivi i policisë në Drejtorinë e Kufirit në Laprakë, Erjon Goxhara ka plagosur një 45-vjeçar mesditën e sotme të kompleksi ‘Kika2’ te zona e njohur si Komuna e Parisit në kryeqytet. I plagosur ka mbetur Lorenc Kosta, ndërsa sipas policisë ngjarja dyshohet se ka ndodhur për ‘motive’ të dobëta’.

Plagosja dyshohet se ka ndodhur pasi 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë.

Lorenc Kosta ka mbetur i plagosur me një plumb në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërkaq efektivi i policisë Erjon Goxhara, është në kërkim.

‘Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu