Egërsohet zjarri në Malin e Thatë në Pogradec, thirrje për ndihmë

0

Në Pogradec është zgjeruar gjatë natës vatra e zjarrit në Malin e Thatë i cili ka prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.

Sipas të dhënave, një grup pune prej 10 vetash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, të emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.

Sipërfaqja e përshkruar është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk.

Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca njerëzore.

Zjarri vazhdon prej 4 ditësh në këtë zonë ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe.

Zjarri mendohet i qëllimshëm nga barinjtë e zonës së Malit të Thatë për kullota të reja, por ka dalë jashtë kontrollit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu