Egi Laknori tregon në ‘Bahiti’s Podcast’, ‘sekretin’ e suksesit të roleve duke imituar gra

0

Në puntatën e radhës të ‘Bahiti Podcast, moderatorja Anisa Bahiti kishte të ftuar aktorin e njohur të humorit Egi Laknori.

Laknori ka spitakur në mjaft role në teatër, film e televizion. Në disa prej tyre ai ka pasur disa kulminacione dhe që kanë mbetur në memorin e publikut.

Imitimi i personazheve të grave atipike përmes hiperbolës dhe ekzagjerimit kanë qenë disa nga rolet e goditura dhe që kanë sjellë të qeshura tek spektatorët.

Bahiti e pyeti Ergin se si i gjen ai personazhet e tij.

“Ai është misioni im si aktor ti studioj e ti bëj. Unë i hiperbolizoj personazhet, ekzagjeroj me cilësitë apo tiparet e tyre. Unë nuk bëj kurrë dubël. Ka artistë që, po nuk patën tekstin, nuk bëjnë dot humor. Hyj në njerëz që 50% e bëj me plastikën, mimikën. Ky është si të thuash sekreti i roleve të mia’!

Për të ndjekur episodin e plotë klikoni në linkun e mëposhtëm: