Anisa Bahiti vjen me një emision të ri që transmetohet ekskluzivisht në kanalin e saj në YouTube Bahiti’s Podcast. Emisioni do të shfaqë intervista dhe momente të veçanta me disa nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar. E ftuara e episodit të parë ishte aktorja e mirënjohur dhe fituesja e Big Brother Vip, Egla Ceno.
Ceno ka përçuar mesazhe të forta në mbrojtje të kauzës së vajzave dhe grave shqiptare që sipas saj ‘ende nuk janë koshiente për fuqinë dhe vlerat që kanë’.
E pyetur nga Anisa Bahiti se si e percepton ajo në këndveshtrimin e saj çështjen e ngacmimeve seksuale të vajzave dhe grave në Shqipëri, nisur edhe nga një deklaratë e saj që ngjalli shumë debate në BBV, aktorja u përgjigj:
‘Unë e shoh ashtu siç e shohin shumica e grave dhe pakica e burrave fatkeqësisht. Statistikat tregojnë se 81% e grave kanë pësuar ngacmime seksuale, qoftë verbale, qoftë në prekje qoftë edhe më tej akoma. 3 në 4 gra janë ngacmuar verbalisht dhe seksualisht në vendin e punës. 2 në 4 gra janë prekur.
Aktorja është treguar e gatshme të ndihmojë çdo grua dhe vajzë që ka nevojë për mbështetje.
‘Pas daljes nga BIG-u kam pasur kontakte me disa gra për të cilat mund të jem suport në seanca gjyqi sepse dikush nuk ka kushtet ekonomike dikush nuk ka një psikolog’.
Gjithashtu ajo ka kërkuar edhe mbështetjen e mediave dhe të vetë burrave që të krijojnë një shoqëri sa më të emancipuar.
‘Nga media po e po do kërkoja një mbështetje masive, por edhe nga burrat. Pra, nuk ka kauza pa mbështetjen e palës tjetër. Burri është babai, bashkëshorti dhe nuk duhet të jenë indiferentë. Të gjithë ne si shoqëri themi duhet të bëjmë këtë e atë, por e përsëris gjithçka fillon nga vetja. Gruaja në vendin tonë nuk është koshiente për fuqinë dhe vlerat që ka’, deklaroi Ceno.
E pyetur se ‘ku duhet ta gjejnë guximin femrat për të denoncuar me emrat konkret personat të cilët i kërkojnë hapur favore seksule për vendin e punës dhe jo vetëm’, Egla Ceno nënvizoi:
‘Do vijë në momentin kur gratë dhe vajzat e vendit tonë të mos shohin më formën e kauzave dhe ëndërrave, por thelbin. Duke qenë një vend i vogël, i egër dhe etiketimet nuk mungojnë dhe të shajnë palcën edhe ti kur nuk ke lidhje me kurvërinë do thonë shih foli se është kurvë. Duhet të guxojnë të flasin. Unë pesonalisht jam duke parë për një psikologe dhe unë e ndjej që kam nevojë të konsultohem me një profesioniste’. Infoweb Media