Egla Ceno në Bahiti’s Podcast: Nuk hyra për ta fituar Big Brother VIP! Do e bëja sërish në moshën…80 vjeçe

0

Një hapësirë të veçantë në episodin e parë në këtë podcast zuri eksperienca e Egla Ceno-s në BBV dhe shpallja fituese e saj.

Për herë të parë Egla shprehet në Bahiti Podacst se ‘nuk hyri për ta fituar, por për të kaluar një eksperiencë ndryshe për 2-3 javë’. Por më pas gjërat morën rrjedhë ndryshe. Gjithashtu ajo shprehet se ‘do ta përsëriste këtë eksperiencë edhe në moshën 80 vjeçe’! Por nuk do të pëlqente që të ishte me banorët fitues në një format të tillë.

‘Aty brenda ishte strategjia do futem me 7 personalitete ishte pak a shumë ajo që kisha projektuar në kokën time se si do shkonte. Dhe nuk gabova. Shkoi ashtu siç e kisha menduar. Duke njohur pak edhe mentalitetin tonë, që një grua nuk e ka asnjëherë peshën dhe guximin me ju vu sipër një burri. Mu desh të realizoja edhe rolin e një burri aty brenda”.

Ndërsa lidhur me komentet e publikut për eksperiencën që pati në Big Brother, Egla Ceno u shpreh se ‘zakonisht njerëzit duan të gjejnë copëzat e vetes tek ty. Prandaj lindin miqësitë dhe armiqësitë. Në momentin kur unë shoh tek ty diçka që që nuk jam dot vetë, por doja të isha ti, për mua je e urryer. Por nuk është se të urren ty por urrej veten që nuk jam’.

Fituesja e Big Brother deklaroi për herë të parë dhe ekskluzivisht për Infoëeb Media se nuk hyri në këtë format për të fituar.

‘Duke qenë se jam vajzë e rritur dhe e vaksinuar u futa me koshiencë në atë format. E dija çfare formati ishte. Nuk e dija që do mbërrija deri në fund. Nuk e dija se do më aktivizoheshin disa mekanizma luftarakë të cilat u aktivizuan si pasojë e shumë ngjarjeve, ngacmimeve të futurave nën jastik dyshek e tapet. Unë jam futur për të qëndruar 2-3 javë e të dilja. Ndoshta është hera e parë që po e them. Nuk u futa unë që të fitoj. Duke e njohur edhe veten time, që jam një njeri që dua të lëviz, të eksploroj, të kuriozoj. Po aty u krijuar dinamika që nuk më lanë të mërzitem. U mora me çdo gjë dhe nuk u mërzita.

Synimi im ishte te tre javëshi me bo içik qef. Unë fitova dhe jam shumë e lumtur. Kur je e rritur dhe e vaksinuar si unë, ajo eksperiencë të rrit. Të rrit në disa aspekte që ti si kishe menduar se kishe nevojë për t’i prekur. Pra, ai format të jep shumë.

Aktorja ka treguar edhe eksperiencën që ka pasur pas daljes nga Big Brother.

‘Të merren mendë icik. E kam përjetuar qetë. Jam munduar të rri me njerëzit që i dua dhe më duan. Më kanë ndihmuar që të rri me këmbë në tokë. Më kanë ndihmuar që të mos marr preshin e parë dhe të fluturoj dhe nuk ka ndryshuar një gjë nga jeta ime para dhe pas BIG-ut. Thjesht bëra një eksperiencë të fortë dhe ishte super. A do e bëja prap. Po. Pse jo. Ndoshta kur të shkoja 80 vjeçe futem prap kur ta kem në terezi, kur të kem thonjtë e lyer me të kuq (qesh) bëj shaka dhe një bark me perla… ja u krye ashtu do e bëj’.

Por fituesja e edicionit të tretë të BBV u shpreh se nuk do të donte që në një format të tillë të garonte me fituesit e edicioneve të tjera duke treguar edhe arsyen.

‘Jo nuk doja të ribëja. Do më dukej një gjë koti. E di pse? Njeriu reagon mbi bazën e marrëdhëenieve me njerëzit që ka qenë. Nëse do kisha pasur të tjerë, marrëdhëniet do kishin qenë të ndryshme dhe dinamikat e ndryshme. Fituesin e bëjnë humbësit’, u shpreh Ceno. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu