Egnatia kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë pas penalltive ndaj Elbasanit

0

Kupa e Shqipërisë 2025/2026 ka nxjerrë finalisten e parë, me Egnatia që ka mposhtur Elbasani pas një ndeshjeje të luftuar dhe të vendosur nga penalltitë në “Elbasan Arena”.

Koha e rregullt e sfidës përfundoi në barazim 1-1. Egnatia kaloi e para në avantazh me golin e Grudës në minutën e 11-të, ndërsa Elbasani reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat me Mustën në minutën e 58-të.

Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, koha e rregullt dhe shtesat nuk prodhuan fitues, duke e çuar sfidën drejt ruletës së penalltive.

Në serinë e 11-metërshave, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova u tregua më e saktë, duke siguruar kualifikimin për në finalen e madhe të Kupës.

Në gjysmëfinalen tjetër të kompeticionit do të përballen Dinamo City dhe Vllaznia Shkodër, nga ku do të dalë kundërshtari i Egnatias në finalen e turneut.