Egnatia përmbys Laçin dhe shkëputet në krye të kampionatit

0

RROGOZHINE – Egnatia përmbys Laçin dhe fiton në transfertë me rezultatin 2-1, duke i dhënë fund ecurisë pozitive të kurbinasve që vinin pas dy fitoresh radhazi. Kurbinasit ishin ata që kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë kur pas zhvillimeve të një këndoreje, William Cordeiro i parapriu mbrojtësve rrogozhinas dhe shkundi rrjetën e Dabjanit.

Gjithsesi, në fraksionin e dytë, miqtë zbritën me një tjetër ritëm dhe ia dolën që brenda shtatë minutash të shënonin dy gola. Fillimisht ai që barazoi në të 62-tën ishte Montenegro ndërsa në të 69-tën, realizoi një gol mjaft të bukur Ibrahimoglu.

Në vijim, vendasit provuan që të merrnin të paktën një pikë nga kjo sfidë, por nuk ia dolën me Egnatian që rezistoi deri në fund dhe mori një trepikësh që e mban në vend të parë me 60 pikë, e që afron edhe më shumë me sigurimin matematikor me një vend në “Final Four”. Nga ana tjetër, Laçi mbetet në vendin e shtatë me 38 pikë duke mbeteur e përfshirë në garën e mbijetesës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu