‘Egzona me ‘mision’ për të ndihmuar Donaldin’/ Arbër Hajdari ‘godet’ me deklaratën….

0

Mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’, u eliminua Egzona Rafuna, moderatorja e njohur nga Kosova. Ajo i dha fund aventurës së saj pas më shumë se 20 ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në studio pas eliminimit të saj, opinionisti Arbër Hajdari e akuzoi se kishte hyrë në shtëpi për të favorizuar në lojën e tij, aktorin Donald Veshaj. Madje shtoi se edhe i kishte dhënë informacione nga jashtë.

“Mendoj se ka hyrë në Big Brother si një dashamirëse e Donaldit sepse e ka parë lojën nga jashtë. Nuk e di se çfarë ka dashur të thotë autori për kafen përjashta që kanë lënë për të pirë sepse më është dukur si një mesazh për t’i thënë se jam në krahun tënd. Shpesh i ka thënë se ti bërtet, rri i qetë,”-tha në fjalën e tij Arbëri.

Ndërkohë që me mbërritjen në studio, Egzona iu përgjigj akuzave duke shtuar se brenda shtëpisë kishte hyrë vetëm me qëllimin për të realizuar një eksperiencë ndryshe.

“Unë në Big Brother kam hyrë me misionin e vetëm për një eksperiencë që e kam pasur ëndërr prej edicionit të parë. Kam qenë fanse e këtij formati, kam shfrytëzuar dhe kam thënë po për arsyet e mia personale dhe aspak për t’i dhënë mesazhe Donaldit. Më vjen keq që është interpretuar si e tillë kjo eksperiencë, nuk kisha pasur qejf me u mbajtur mend si e tillë por e respektoj mendimin e Arbërit,”-tha ajo.

Moderatorja ishte në nominim me balerinin e njohur Dritan Brama, por duket se ai ishte më i preferuar nga publiku për të qëndruar brenda shtëpisë edhe për më shumë ditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu