Ekskluzive/ Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, makinat përplasen kokë më kokë (Video)

0

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Elbasan-Cërrik tek rruga e vjetër në vendin e quajtur ‘Ura me kama‘, raporton Infowebtv.

Dy mjete, një BMW dhe një Ford, janë përplasur fort mes tyre. Paraprakisht raportohet vetëm për lëndime mes drejtuesve. Ndërkohë, të dy mjetet kanë pësuar dëme materiale.

Janë dashur minuta të tëra deri në mbërritjen e policisë në vendin e ngjarjes.

Po punohet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Për më shumë shihni pamjet ekskluzive të siguruara nga Infowebtv:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu