Ekskluzive/ Aksident në Kavajë. Makina shpërthen në flakë, të plagosurit nisen për në spital

0

Makina pëson aksident e më pas shpërthen në flakë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në aksin aksin Rrakull-Karper në Kavajë.

Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infowebtv shihet një mjet tip Audi me targa të huaja që ka devijuar nga rruga e është përplasur me një pjesë betoni të një kanali në anë të saj.

Fill pas përplasjes mjeti ka shpërthyer në flakë.

Kalimtarë të rastësishëm u kanë dhënë të plagosurve ndihmën e parë ndërkohë që janë njoftuar policia dhe zjarrfikëset.

Të lënduarit u nisën për në spital, ndërsa zjarrfikëset lokalizuan dhe fikën flakët.

Një grup hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Infowebtv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu