Ekskluzive/ Aksident në Papër të Elbasanit, plagoset rëndë një grua

0

Elbasan- Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Papër.

Burime për infowebtv bëjnë me dije se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur pasagjerja dhe shoferi, ky i fundit në gjendje më të lehtë.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi është përgjumur gjatë ecjes dhe për pasojë është përplasur me një mur rrugës.

Është dashur ndërhyrja e ekipeve të zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurit nga mjeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu