Aksident në seri në afërsi të tunelit të Kërrabës. Përplasen tre automjete, ka të lënduar.
Ngjarja ndodhi pak çaste më parë në hyrje të tunelit në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
Tre automjete u përfshinë në aksident një Benz, një Citroen dhe një Volkswagen.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen veprimet proceduriale.
Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të tij.
Ndërkohë njoftohemi se një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Pajovëm. Infoelbasani.com