Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Dy mjete janë përplasur në afërsi të urës në fshatin Broshkë.
Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infowebtv, shihet se dy mjete tip Benz me targa AA 228 HY dhe AA 455 DA janë përplasur fort mes tyre e për pasojë ka edhe të plagosur.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po normalizon trafikun e qarkullimit të automjeteve si dhe po administron provat për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Infowebtv