Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë tek rreth-rrotullimi në Bradashesh.
Një automjet është përplasur me një maune në afërsi të këtij rreth-rrotullimi siç duket edhe nga pamjet ekskluzive të infowebtv.
Ende nuk raportohen të lënduar nga përplasja. Por mjetet kanë pësuar dëme materiale.
Aksidenti ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve edhe për arsye se ky segment ka fluks të lartë automjetesh në këtë orë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet proceduriale. Infowebtv