Ekskluzive/ Aksident tek tuneli i Kërrabës. Makinat përplasen kokë më kokë

0

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në tunelin e Kërrabës.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë brënda në tunel në aksin e lëvizjes nga Tirana për në Elbasan.

Nga përplasja ka pasur lëndime të drejtuesve, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Siç shihet nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infowebtv, të dy mjetet janë përplasur ballë për ballë ndërkohë që tuneli është me një sens lëvizjeje.

Njëri prej tyre ka lëvizur në kah të kundërt dhe ka shkaktuar aksidentin.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur pölicia për të normalizuar trafikun dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Infowebtv