Ekskluzive/ Dhërmiu i mbytur nga plehrat!

0

Mos u habisni! Këto pamje vijnë nga Dhërmiu, plazhi më i shtrenjtë aktualisht në Shqipëri.

Siç duket nga pamjet, pirgje me plehra e kanë mbuluar ‘perlën‘ e jugut edhe pse atje turistët paguajnë sa ‘qimet‘ e kokës çdo centimetër bregdet.

Në fillim të këtij sezoni u reklamua nga qeveria dhe ministria përkatëse se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjet e sezonit turistik.

Edhe pushteti vendor garantoi shërbime që do iu vinin në ndihmë pushuesve.

Por siç e shihni nga pamjet ekskluzive të siguruara nga infoweb, gjendja është skandaloze. Dhe sipas njoftimeve një situatë e tillë mbizotëron në të gjithë plazhet e jugut.

Hajt pra, pushime të gëzuara!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu