Ekskluzive/ Elbasan-Shemben gurët nga mali, rrezikohet qarkullimi në aksin e rëndësishëm rrugor

0

Shemben gurët nga mali, bëhet mjaft i rrezikshëm aksi rrugor.
Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në segmentin Elbasan-Gjinar.
Siç shihen nga fotot ekskluzive të siguruara nga Infoelbasani.com, një masiv shkëmbor ka rënë nga mali në afërsi të fshatit Lleshan.
Fatmirësisht në atë moment nuk ka pasur qarkullim të automjeteve pasi mund të kishin shkaktuar një tragjedi të vërtetë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar punonjës të mirëmbajtjes, por e kanë të pamundur të lëvizin masivin shkëmbor ndaj kërkohet ndihma e mjeteve të motorizuara.
Aksi rrugor Elbasan-Gjinar mbetet një nga akset më të vështira, veçanërisht gjatë stinës së dimrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu