Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Shijon të Elbasanit. Infowebtv ka siguruar fotot ekskluzive të momentit të shpërthimit të zjarrit.
Sipas të dhënave të para mësohet se flaka ka shpërthyer në ambientet e brendëshme të banesës. Nuk ka raportime për dëme në njerëz pasi familjarët kanë dalë jashtë me shpejtësi.
Ndërkohë është njoftuar reparti zjarrfikës dhe dy mjete janë nisur drejt vatrës së zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e përfshirjes nga flaka e banesës.
Për rastin shtë njoftuar edhe policia. Infowebtv