Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, do të vizitojë Shqipërinë në muajin nëntor.
Burime të brendshme, referuar Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit, konfirmuan ekskluzivisht për INFOWeb Media, se në muajin nëntor në Shqipëri do të jetë në për një vizitë zyrtare Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Mësohet se Presidenti Aliyev do mbërrijë me ftesë të Presidentit Bajram Begaj.
Marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë kanë qenë të forta, por ato pësuan një lloj ftohje pas një çështje të pasqaruar mirë për përfshirjen e disa biznesmenëve azerë në çështjen e privatizimit të Armos në atë kohë e privatizuar nga biznesmeni Rezart Taçi.
Azerbajxhani është burimi dhe bashkëinvestitori nëpërmjet rrjetit TAP me gaz të Evropës nga Italia e Jugut. Ky gazsjellës është dhe investimi më i madh i huaj i bërë këto 30 vitet e fundit.
Ndërkohë investimet e tjera Azerbajxhanase ndaluan ne Shqipëri dhe u transferuan në Malin e Zi
Kjo vizitë do jetë historike për marrëdhënien mes dy vendeve.
Burimi /INFOWeb Media