Ekskluzive/ Ish-Prefekti i Elbasanit, Spiro Maliqi, emërohet Këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

0

Tiranë- Ish-Prefekti i Qarkut Elbasan, Spiro Maliqi, është emëruar ditën e djeshme Këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime ekskluzive të Infowebtv.

31 vjeçari Maliqi ushtroi detyrën e Prefektit në Elbasan nga Qershori i vitit të kaluar e deri në Dhjetor të vitit 2021 duke u bërë kështu Prefekti më i ri në moshë në historinë e këtij institucioni në rang kombëtar.

Në Nëntor të vitit të kaluar, Maliqi u përzgjodh të përfaqësojë Shqipërinë në Samitin e Dytë Ndërkombëtar për Ballkanin që u mbajt në Paris nga ku u vlerësua nga Ministria e Jashtme e Francës si ekspert i çështjeve të Diplomacisë.

Më herët Spiro Maliqi ka qenë edhe Shef i Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Elbasan.

Kudo ku ka ushtruar detyrën, Spiro Maliqi ka spikatur për profesionalizmin dhe kopetencë në drejtim e organizim. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu