Ka ndërruar jetë nëna e Xhoana Nanos, bashkëshortes së ish-Kryeministrit Fatos Nano.
Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta për Infoweb Media.
Humbja e nënës së Xhoana Nanos vjen në një kohë kur edhe ish-Kryeministri nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore.
Fatos Nano prej disa kohësh vazhdon të jetë i shtruar në spital dhe po mbahet nën terapi edhe pse gjendja e tij është përmirësuar.
Infoweb Media i përcjell ngushëllimet e ndjera zonjës ‘Nano’ dhe familjes ‘Nano’.