Ekskluzive/ Përfshihet nga flakët objekti në qendrën turistike Golem

0

Flakët e zjarrit përfshijnë një objekt në qendrën turistike të Golemit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04. 55 të mëngjesit në vendin ‘Bulevardi i Pishave’.

Nuk raportohet për dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të mëdha.

Për rastin janë njoftuar policia dhe reparti zjarrfikës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë lokalizuar dhe po fikin flakët për të mos rrezikuar banesat përreth.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rastit në fjale. Infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu