Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në datat 6 dhe 7 shtator do të kryej një vizitë shtetërore në Kazakistan.
Presidenti Begaj ka marrë ftesë nga Presidenti i Kazakhstan Kassym-Jomart Tokayev të kryej një vizitë shtetërore në vendin aziatik. Vizita e fundit e një drejtuesi shteti shqiptar ka qenë ajo e Kryeministrit Rama. Nderkohë burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije për Infoweb Media se kjo vizitë do të jetë e para nga Shqipëria në Kazakistan pas luftës në Ukrainë.Mësohet gjithashtu se në muajin korrik Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut zhvilloi një vizitë si Kryetar i Rradhës së OSBE në Astana. Ndërkohë theksojmë faktin se kreu i Kazakhstan nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është një aleat i Rusisë në Rajonin e Azisë si një vend i rendesishëm i ish-Bashkimit Sovjetik.