Ekskluzive/Rrufeja godet avionin e Wizz Air për Abu Dhabi. Panik te udhëtarët, ulje emergjente në Rinas

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në avionin Wizz Air për Abu Dhabi.

Avioni u godit nga një rrufe duke shkaktuar panik dhe frikë te udhëtarët.

Si pasojë e kësaj avarie, avioni është detyruar të kthehet në aeroportin e Rinasit.

Në fotot ekskluzive të Infowebtv shihni avionin e ulur në pistë.

Pasagjerët kanë shpëtuar pa lëndime, por shoku psikologjik ka qenë i madh deri në uljen e avionit.

Avioni po i nënshtrohet kontrolleve dhe riparimeve të mundshme dhe do të niset sapo të jetë në parametrat optimalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu