Momente ankthi për pilotët e avionit të linjës Tiranë-Comisco (Siçili). Por mrekullisht, pasagjerët kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.
Çfarë ndodhi 5 ditë më parë?
Avioni i linjës Tiranë-Comisco (Siçili) ishte në fluturim normal, por më pas është detyruar të bëjë ulje emergjente.
Burime nga aeroporti i Comosco bëjnë me dije ekskluzivisht për Infoweb Media se avaria e rëndë u shkaktua në ajër nga një tufë zogjsh të cilët u përpinë nga motorri.
Fenomeni i quajtur bird-strike është i njohur në gjuhën teknike të aviacionit.
Fluturimi W45065 i kompanisë ajrore është ulur në siguri të plotë në Rinas pa asnjë problem për pasagjerët kjo për meritë të pilotëve, ndonëse kërcënimi ishte i llojit me rrezikshmëri të lartë. Infoweb Media