Ekskluzive/ Turqia merr vendimin: Asnjë person i sëmurë me Covid nuk do të lejohet, përfshi edhe shqiptarët

0

Turqia ka ashpërsuar masat duke ndërmarrë vendimin që të mos lejojë asnjë person të sëmurë me Covid që të futet në territorin e saj.

Lajmi u bë zyrtar nga Ministri i Informacionit.

Sipas këtij vendimi, askush i identifikuar me Covid nuk do të ketë më mundësi që të futet në Turqi si për çështje pune ashtu edhe për turizëm.

Vendimi erdhi pasi vetëm një ditë më parë në këtë vend u identifikuan 4,542 raste me Covid dhe duket se sëmundja po përhapet me shpejtësi.

Ndodhur përballë kësaj situate, qeveria e Erdogan ka gjykuar që të forcojë masat mbrojtëse duke u treguar tepër e kujdesshme edhe në pikat kufitarë ajrore dhe detare.

Mjaft shqiptarë shkojnë për kurim në Turqi. Por ende nuk është e qartë nëse do të lejohen apo jo rastet të kësaj natyre. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu