LAJM I FUNDIT/ Breshëri me armë zjarri alarmojnë Fierin dhe Vlorën. Nisen disa patrulla policie

0

Brësheri armësh janë dëgjuar para 30 minutash në jug të vendit dhe ka alarmuar policitë e qarqeve të Fierit dhe Vlorës. Rreth orës 20:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatrat e njësisë administrative Novoselë.

Por breshëria e armëve ka alarmuar edhe Policinë e Fierit ne fshatrat e Ferrasit. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se patrullat e policisë po kontrollojnë zonën në Bishan dhe Poro, por deri tani nuk janë konstatuar gëzhoja të armëve dhe sipas informacioneve të shtenat mund të kenë ardhur nga krahu i Fierit.

Patrulla janë ngritur edhe në Fier, ndërsa të dhënat e tyre thonë se të shtënat mund të jenë në Vlorë, ndaj mbetet e paqartë ku pati breshëri armësh konkretisht.

Banorë pranë urës së Mifolit që ndan qytetin e Fierit dhe Vlorës kanë dëgjuar breshëri automatiku, por nuk kanë arritur të konstatojnë se nga vinin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu