Ekskluzive/ Vritet në Bruksel me pistoletë pas shpine Mikel Rakiplllari

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën sotme në Belgjikë. InfowebTv ka mësuar se Mikel Rakipllari ka mbetur i vrarë dhe autor i kësaj ngjarjeje është Kasandro Noka i cili e ka qelluar pas shpine me armë zjarri. Bëhet fjalë për një hakmarrje të vjetër. Rakipllari ështe një qytetar i cili ka dryshuar emrin nga Erion Hasanbelliu në Mikel Rakipllari. Mësohet se Noka është shpallur në kërkim nga autoritetet belge të cilat kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë shqiptare për lokalizimin e tij nëse është futur në Shqipëri ose jo.

Bëhet e ditur se Kasandro Noka është një personazh i njohur i botës i krimit.

Erion Hasanbelliu është emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Vëllai i tij Geron Hasanbelli është vënë në pranga 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij në vitin 2013-të, është bërë pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, në atë periudhë Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Nogan. Ngjarja ka ndodhur në Belgjikë.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu