Ekskluzive: Zbulohet vendi ku do celebrohet në martesë Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

0

 

Blogerja e njohur dhe modelja, Armina Mevlani, do celebrohet me martesë me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-Kryeministrit Berisha.

Çifti ka vite që bashkëjetojnë, por më në fund kanë vendosur ta finalizojnë dashurinë me martesë.

Në fakt Armina ka kohë që e ka njoftuar indirekte lajmin duke u shprehur se kishte dëshirë të martohej së shpejti. Por ajo është treguar mjaft e rezervuar për datën dhe vendin.

Por burime për Infoweb Media përmes korrespondentes në Durrës zbulojnë vendin ‘sekret’ ku do zhvillohet ceremonia. Mësohet se dasma e vitit do të realizohet në periferi të Shijakut te Agro- Turizëm Gjepali.

Agroturizëm Gjepali i përket mastershefit të famshëm  Fundim Gjepali.

Vetë nusja Mevlani ka rezevuar qëndrimin e saj në ambientet e këtij agroturizmi ku edhe mbrëmjen e sotme po kryen përgatitjet e fundit për eventin e saj jetësor.

Gjithashtu mësohet se në dasmë janë të ftuar 600 persona.

Kompani private të organizimit të eventeve po kujdesen për arredimin në detaje të eventit, ku siç duket nga pamjet e siguruara duket magjike ende pa u finalizuar. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu