Një zjarr i madh ka përfshirë një servis makinash në Kavajë.
Nga pamjet ekskluzive të siguruara nga Infowebtv shihen zjarri dhe shtëllungat e zeza të tymit që janë përhapur mbi qytetin e Kavajës.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe policia.
Zjarri ka edhe shpërthime dhe shihen policët të cilët qëndrojnë larg.
Zjarrfikësit po përpiqen të lokalizojnë dhe fikin flakët pasi përreth është zonë e banuar.
Mësohet se disa mjete janë djegur nga zjarri.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.
Një hetim ka nisur për rastin në fjalë. Infowebtv