Ekspeditë në natyrë! Artan Hoxha “zbulon” gjurmët e ariut në Malin e Tomorrit

0

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ndarë disa video nga pushimet e tij në malin e Tomorrit që është mbuluar i gjithi nga dëbora. Në disa video që ai vetë i ka postuar, duken qartësisht gjurmë ariu të mbetura në dëborë, ndërkohë që gazetari qarkullonte në zonë. Ndërkohë që eksploron natyrën, Hoxha tregon edhe disa kuriozitete, ndërsa thekson se bora ka një të mirë që tregon se kush po të bën “shoqëri”.

“Në territorin e ariut ne Parkun Kombetar të Malit të Tomorrit… Bora e ka kete të mire, të lajmeron në kohe se kush po te ben shoqeri rreth e rrotull. Keto gjurme të fresketa ariu, tregojne se nuk jemi vetem në kete faqe të malit. Reshjet e bores dhe temperaturat shume të ftohta, i detyrojne kafshet e egra të zbresin nga shpatet e maleve, drejt zonave të banuara për te kerkuar ushqim… Ariu dhe ujku jane kafshe territori, e shenjojne dhe e ruajne me fanatizem ate. Ku ndodhet ariu, nuk qendron ujku. Nese jeni duke ecur në zona malore, kijeni parasysh, nuk Jane kafshet e egra qe po ju shqetesojne, jeni futur ju në habitatin e tyre….,”-shkruan ai në postimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu