Ekspertët paralajmërojnë një ‘’dhjetor të tmerrshëm’’ nga COVID-19: Vdekjet në gjithë botën do arrijnë…

0

Instituti i Vlerësimeve dhe Shëndetit (IHME), i Universitetit të Uashingtonit paralajmëron se viktimat nga COVID-19 mund të dyfishohen në fund të këtij viti, në të gjithë botën.

Në studimin e tij thuhet se nëse gjithçka vazhdon si deri më tani, vdekjet në të gjithë botën do të arrijnë shifrën 1,9 milionë në dhjetor 2020. Kjo do të thotë që, sipas IHME, në muajt e ardhshëm do të dyfishohen bilancet aktuale, duke e çuar shifrën në total të viktimave në 2,8 milionë.

Sipas ekspertëve amerikanë, viktimat ditore nga Covid-19 gjatë dhjetorit do të shtohen shumë, duke kapur shifrën e 30 000 personave në 24 orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu