Ekspertët të shqetësuar për nivelin e ndotjes së ujërave të Liqenit të Shkodrës

0

Ekspertët po marrin pjesë në një program të përbashkët, financuar nga Bashkimi Europian, i cili synon monitorimin dhe evidentimin e situatës së ndotjes në Liqenin e Shkodrës nga derdhja e ujërave të zeza, mbetjet industriale, ndotjet toksike dhe efektet që ato shkaktojnë në jetën e liqenit dhe popullatës, që jeton përgjatë brigjeve të tij.
Ekspertë të mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi janë të një mendje se problematikat në Liqenin e përbashkët të Shkodrës janë të njëjta në të dy anët e kufirit ujor dhe se, çdo ndotje në njërën anë të liqenit, pasqyrohet edhe në pjesën tjetër të tij. Ekspertët po marrin pjesë në një program të përbashkët, financuar nga Bashkimi Europian, i cili synon monitorimin dhe evidentimin e situatës së ndotjes në Liqenin e Shkodrës nga derdhja e ujërave të zeza, mbetjet industriale, ndotjet toksike dhe efektet që ato shkaktojnë në jetën e liqenit dhe popullatës, që jeton përgjatë brigjeve të tij.

“Ndotja industriale, e derdhjeve të ujërave industriale, është evidente kryesisht nga Mali Zi, por duhet të evidentohet dhe të bëhen analizat për të ditur cilësinë e peshkut që ne përdorim. Por jo vetëm, edhe për vazhdimësinë e jetës së liqenit, në mënyrë që të dijmë se në çfarë situate është dhe si ne mund ta parandalojmë ndotjen e mëtejshme”, thotë Anila Neziri, nga Universiteti i Shkodrës.

Në programin “Zgjidhja” janë bashkuar ekspertë nga Universiteti i Tiranës dhe Qendra e Kërkimeve Ekotoksikologjike në Mal të Zi. Sipas ekspertes Daniela Sukoviç, Mali Zi ka një sistem të pastrimit të ujërave të zeza, por jo përfundimisht sipas standarteve dhe kjo ndikon në ndotjen e liqenit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu