Eksperti i mjedisit: Tirana, qytet i rrezikshëm për fëmijët, 1 në 4 janë me astmë për shkak të ajrit të ndotur

0

Eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Boni i Gjermanisë, ku jeton prej dy javësh, thotë se ajri i ndotur në Tiranë shkakton dëme në shëndetin e një të katërtës së fëmijëve. Gjoka tha se pavarësisht nuk ka alarm të ngritur nga mjekët, një në katër fëmijë në kryeqytet diagnostikohet me astmë.

“Pikëvështrimet mbi mjedisin mund të jenë të ndryshme, por rëndësia që ka mjedisi është universale. Mënyra se na e kthen mbrapsht atë që i bëjmë, nuk pyet se kush është i pasur e kush i varfër. Mu desh të lëvizja nga Tirana sepse ishte kthyer në një qytet të vështirë për të jetuar, sepse kam dy fëmijë. Një në katër fëmijë sot është me astmë, mjekët alergologë nuk dalin ta thonë. Një nga arsyet është ndotja e qytetit.
Kur gjatë Covidit për të justifikuar masat u përdor ISHP për të treguar incidencën, pse ky institut raporton asgjë mbi gjendjen e shëndetit mjedisor? I vetmi rreth ku kam arritur të marr të dhëna ka qenë ai i Beratit. Por për rrethe të tjera, nuk ka të dhëna fare. Në këtë aspekt, Tirana listohet në vendet e fundit sa i takon cilësisë së jetës. Përqendrimi i dioksidit të azotit ka rritje konstante. Janë të paktën 280 mijë banorë që jetojnë në hot-spote.
Nuk është 0.7 metër katror për banor gjelbërimi, siç thotë Bushati, por është 0.17 metër katror për banorë. Këto 60 hektarë të 10 viteve të fundit janë parqe, ish-fusha sporti që i janë hequr Tiranës”-tha eksperti Gjoka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu