eksperti i sigurisë: Është gjetur një aparaturë që ka alarmuar inteligjencën

0

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka thënë se në jug të Shqipërisë është gjetur një pajisje që ka alarmuar inteligjencën në vend.

Ndonëse nuk dha detaje, Karamuço u shpreh se kur të mbarojë “rrëmuja” politike, kjo ngjarje do të marrë vëmendje të madhe pasi bëhet fjalë për sigurinë e vendit.

“Janë dy ngjarje, ka një plagosje në Kombinat, ka dhe një ngjarje që është edhe më e rëndë, është gjetur një aparaturë në jug të vendit. Një aparturë që dyshohet se interferon në shërbimet tona të mbrojtjes territoriale.

Do të jetë një ngjarje që mbas 25 korrikut do të marrin një vëmendje shumë të madhe në media. Rezervohem të them diçka tjetër”, u shpreh Karamuço

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu