Eksperti i çështjeve të sigurisë Ilir Kulla tha në RTV Ora se lufta në Ukrainë do të ketë një aspekt për marrjen nënë kontroll të porteve.
Sipas tij, Rusia vitet e fundit edhe për shkak të covidit ka njohur vështirësi ekonomike, ka akumuluar rezerva të mëdha në euro dhe dollarë me shumë vende.
Kulla: Kjo luftë do të ketë një aspekt për marrjen nën kontroll të porteve. Ky është një aspekt ekonomik i kësaj lufte. Rusia vitet e fundit edhe për shkak të covidit, ka njohur vështirësi ekonomike, ka akumuluar rezerva të mëdha në euro dhe dollarë me shumë vende. Rusia ka ekonomi të vogël, por e ka të përqendruar në disa elementë të vogla.
Nga viti që shkoi deri para se të fillonte konflikti, çmimet e drithërave janë rritur me 60% që është një dhënë shumë e rëndësishme. Energjia ne Ukrainë ka 4 centrale bërthamore dhe nëse nuk ia jep Rusia mbushjet nuk prodhojnë energji elektrike. Prandaj presidenti i Francës tha se do të bëjë edhe 17 centrale bërthamore.