Ekstradimet gjatë 24 orëve të fundit, reagon Balla: Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale

0

Ministri Taulant Balla ka reaguar mbi ekstradimet gjatë këtyre ditëve të fundit, duke thënë se Policia e Shtetit ka për detyrë të vendosë para drejtësisë çdo fajtor, si dhe të parandalojë sa më shumë ngjarje kriminale.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Balla u shpreh se Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo.

“Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu