Ekstradohet 28 vjeçari shqiptar, Furnizonte me armë terroristin që bëri masakër në Nice. (EMRI+ DESHMIA)

0

 

Gjykata e Apelit në Napoli, dha vendimin për ekstradimin e shtetasit shqiptar 28 vjeçar, Endri Elezi.

Elezi u arrestua nga Policia në mbrëmjen e 21 Prillit në Sparanise, në zonën Caserta. Ai u vu në pranga me një urdhër arresti evropian që ishte lëshuar nga autoritetet franceze, të cilat e akuzojnë atë për furnizimin me armë zjarri të Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autorin e sulmit terrorist të kryer në Nice në 14 korrik 2016, që solli si pasojë vdekjen e 86 personave.

Seanca dëgjimore filloi pak pas orës 13:00, me Elezin të lidhur online me video konferencë nga burgu Poggioreale. 28-vjeçari, i mbrojtur nga avokati Francesco Fabozzi, mori fjalën për të përsëritur kundërshtimin e tij total ndaj fakteve.

“Unë kurrë nuk kam prekur me dorë armët dhe as nuk njoh ndonjë nga personat e përfshirë”- u shpreh ai.

Dorëzimi i 28-vjeçarit në Francë u bë për tu gjykuar për krimet e mbajtjes dhe shitjes së paligjshme të armëve të luftës. Gjykata gjithashtu vërtetoi që Elezi nuk është përgjegjës për krimet e masakrës ose terrorizmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu