Ekzekutimi i Flamur Beqirajt! Hetimet: U vra me gjakftohtësi, u ndoq prej 6 muajsh

0

Ekzekutimi i shqiptarit, Flamur Beqiri mendohet se ishte planifikuar 6 muaj më parë.

Sipas organeve të drejtësisë në Britani, shqiptari u qëllua për vdekje në prag të Krishtlindjes nga një grup ekzekutorësh suedezë, krim që e kishin planifikuar prej 6 muajsh. 36 vjeçari, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, rreth orës 21:00 më 24 dhjetor 2019 në sy të gruas dhe fëmijës.

Prokurori Mark Heywood i tha gjykatës së Southwark Crown se viktima ishte “vrarë qëllimisht me gjakftohtësi”, ndërkohë që shtoi se vrasja ishte e planifikuar prej 6 muajsh.

“Ndodhi në një rrugë të qetë të Londrës. Viktima që po kthehej në shtëpi me familjen e tij u qëllua dhe u vra para syve të tyre. Kur të shihni provat në këtë rast, do arrini në përfundimin se ishte sa brutal aq edhe tronditës. Këto prova do të tregojnë se vrasja është bërë në një distancë shumë e afërt”.

Heywood tha se dyshohet se Pino-Munizaga kishte udhëtuar drejt Londrës për 14 orë. Ai kishte marrë me qira një banesë dhe kishte vizituar zonën pranë shtëpisë së Beqirit. Ai kishte blerë një biçikletë e cila është përdorur nga vrasësi për të ndjekur viktimën pak ditë para vrasjes

Ekzekutori i dyshuar se ka kryer krimin, suedezi Anis Hemissi, ka mohuar se është autori i ngjarjes. Edhe Estevan Pino-Munizaga, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç dhe Baqer Karae, të cilët thuhet se kanë qenë pjesë e ekipit ‘në terren’ të dërguar për të ndihmuar Hemisin, mohojnë gjithashtu vrasjen.

Beqiri ishte vëllai i modeles shqiptare të njohur në Britaninë e Madhe Misse Beqiri.

Burimi:BBC

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu