“Është një ekzekutim tipik mafioz, me njerëz profesionistë, të mirorganizuar dhe mirëfinalizuar ku autorët nuk tërhiqen nga vendi i ngjarjes pa u siguruar se kanë realizuar objektivin.”
Kështu e ka quajtur gazetari i kronikës Artan Hoxha atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Krujë, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj, kushëri i parë i biznesmenit Vis Martinaj, i shpalluri në kërkim nga Policia e Shtetit.
albsig
Më tej, ai është shprehur se situata në zonën e Fushë Krujës është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë. Artan Hoxha thotë se ky skenar vrasjes ka kohë që ka nisur dhe po vazhdon gjatë, duke lënë të hapur mundësinë për vazhdimësi.
“Kjo ngjarje në fakt është vijim i disa ngjarjeve të mëparshme. Kemi bërë shpesh apel në këtë studio, sidomos për qarkun e Lezhës dhe zonën e Fushë Krujës duke thënë se situata atje është në pikën e vlimit dhe pritet të shpërthejë. Gjatë këtyre viteve ka patur ngjarje ku herë është goditur njëra palë dhe më herë pala tjetër.
Unë më parë i quaja banda këto grupe, por tashmë janë kthyer në grupe kriminale të mirëstrukturuara. Grupet kriminale janë futur në aleanca me njëri-tjetrin duke bashkua financat, burimet njerëzore dhe logjistikën duke u fuqizuar ndjeshëm. Kjo i bën ata një rrezik përmanent për banorët e zonës. Për fat të mirë, deri më tani kanë goditur njeri-tjetrin dhe jo qytetarët.
Është një ekzekutim tipik mafioz, me njerëz profesionistë, të mirëorganizuar dhe mirëfinalizuar ku autorët nuk tërhiqen nga vendi i ngjarjes pa u siguruar se kanë realizuar objektivin.
Kanë përdorur kallashnikovë, kallashnikovi nuk të lë mundësi reagimi. Kjo është një vrasje që është kryer me pagesë, organizatorët janë tjetër gjë, porositësit janë tjetër gjë, ekzekutorët janë tjetër gjë. Po përdoren vrasje me klering. Ëhstë bërë biznes. Ne dhe struktura jonë të zgjidhë një hallë që ke në Fier ose Vlorë dhe kur të kemi ne në Laç, vijnë këta dhe realizojnë goditjet.
Kjo bëhet për të këputur fijet. Pra që ti edhe nëse i gjen mund të gjesh nënkontraktorin, po nuk arrin dot te porositësi. Lëvizjet e tyre janë shumë të organizuara, ata kanë informacion nga brenda radhëve të policisë. E ke të vështirë t’u afrohesh. Shkon atje ku janë po nuk i gjen.
Duke vazhduar kaq gjatë ky skenar, ne do skedojmë ngjarje të tilla edhe në vijim. Laçi është kthyer sot në funeral”, është shprehur gazetari Artan Hoxha në Abc News.